16 shkurt, 2019 – Presidenti Agim Ademi pas kthimit nga Samiti i FIFA-s në Stamboll, sot, po qëndron në Prizren. Fillimisht presidenti Ademi së bashku me anëtarin e KE, Mirsad Çollaku dhe zv.sekretarin e përgjithshëm, Arianit Ahmeti kanë vizituar FC “Liria”, ku janë pritur nga kryetari i këtij klubi Iljaz Iljazi dhe bashkëpunëtorët e tij. Më pas, presidenti Ademi ka bërë homazhe te varri i ish-anëtarit të KE të FFK-së, Agim Maloku, së bashku me kryesinë e FC “Liria”, vajzën e të ndjerit, Nora Maloku si dhe me ish-bashkëlojtarët e të ndjerit, Esat Mehmeti, Ramadan Cimili, Rafet Prekazi dhe veprimtarë tjerë të futbollit.