18 shkurt, 2019 – Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri tjera të dielën. Pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në ndeshjet që zhvillohen në Drenas, ku takohen Feronikeli – Llapi dhe në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë mikpritëse e rivales së vjetër, Lirisë. Gjithsesi, ballafaqime interesante priten edhe në duelet e tjera, ndërkohë që këtë fundjavë nisin garat edhe në Ligën e Parë.

Orari i ndeshjeve  – Java 19-të

E shtunë, ora 13:00
Drenica – Ferizaj
Gjilani – Flamurtari
Ballkani – KEK-u

E diel, ora 13:00
Feronikeli – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Prishtina – Liria

 

Liga e Parë – Java e 17-të
E shtunë, ora 13:00
Ramiz Sadiku – Dukagjini
Trepça – Fushë Kosova

E diel, ora 13:00
Onix – Drenasi (ndeshja zhvillohet në Istog)
Vëllaznimi – 2 Korriku
Arbëria – Vushtrria (ndeshja zhvillohet në Lipjan)
Kika – Bashkimi
Vllaznia – Istogu
Vitia – Besa