Komisioni për ankesa  në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 21.02.2019, shqyrtoi ankesën e KF “VËLLAZNIMI“ nga  Gjakova me numër të protokollit  366/1 e datës  20.02.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit disiplinor  të shkallës së parë datë  15.02.2019 lidhur me dënimin e kryetrajnerit të tyre ISMET  MUNISHI me gjobë prej  1500  eurosh (njëmijë e pesëqind euro), për shkak të sjelljeve  të gabuara  në ndeshjen e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  KF “Vëllaznimi” –  KF “Drita“ e zhvilluar në Gjakovë dhe për të njëjtën  bazuar në  provat shtesë të deponuara nga ana e palës së ankimuar, konform  Dispozitave të Rregullores  disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika  3 sjelli këtë;

 

V E N D I M

 

Ndryshon pjesërisht  vendimin e Komisionit Disiplinor të datës  15.02.2019 dhe dënimin e shqiptuar për kryetrajnerin e KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova  Ismet Munishi   në gjobë prej   1500  euro (njëmijë e pesëqind euro)  i zbritet  në  800  euro (tetëqind euro).

 

A r s y e t i m

 

Me rastin e shqyrtimit të ankesës  së KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova lidhur me dënimin e kryetrajnerit të tyre Ismet  Munishi, Komisioni për bazë pati   procesverbalin e ndeshjes, raportet e zyrtarëve (gjyqtarëve, delegatit) deklaratën plotësuese të kryetrajnerit  si dhe raportin shtesë si prova  plotësuese për ndryshimin e pjesërishëm të vendimit në lartësinë  e dënimit të shqiptuar dhe nga e njëjta bazuar në nenin 115 paragrafit 1 dhe 7  të Rregullores Disiplinore mori vendim për ndryshimin e pjesërishëm të vendimit të Komisionit Disiplinor date 15.02.2019.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këtë vendim  ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje  të ligjshmerisë (Rregullores në fuqi) në afatin kohor prej  15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 21.02.2019  – respektivisht pranimit    të tij.

 

Prishtinë, datë 21.02.2019
Kryetari,  Afrim  Prekazi