23 shkurt, 2019 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 19-të në IPKO Superligë. Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në duel me Ferizajn, me rezultat 3:1. Golat për kuqezinjtë i shënuan Kreshnik Uka (5’), Diar Prokshi (29’) dhe Qemail Elshani (82’), derisa golin e vetëm për ferizajasit e shënoi Genc Hamiti (84’).
Tri pikë në shtëpi i ka arkëtuar edhe Ballkani, në përballje me skuadrën e fundit në renditje, KEK-un, me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Blend Baftiu (27’), Borche Manevski (62’) dhe Besnik Krasniqi (90’).
Ndërkaq, Flamurtari pas fitores së rëndësishme kundër Prishtinës në javën e kaluar, këtë herë ka arritur ta nxjerrë një pikë si mysafir i Gjilanit, duke e mbyllur ndeshjen pa gola (0:0).