Komisioni i  Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti e Abdyl Bellopoja me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 17-të e Ligës së Parë ndërmjet KF Kika – KF Bashkimi (K), konform nenit 63  të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:

 

V E N D I M

 

Miratohet ankesa e KF Bashkimi (K) si e bazuar dhe ndeshja e javës së 17-të e Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF Kika – KF Bashkimi (K) regjistrohet me  rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Bashkimit nga Koretini.

 

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Kika – KF Bashkimi (K) e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë të Kosovë konstatoi se KF Bashkimi (K) ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit KF Kika,  Lirian Ferati  me nr lic 9 dhe nr ID 001610M91  për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë pas 4 kartonëve të verdhë.

 

Gjatë administrimit të provave KG ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuar dhe e i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga KG.

 

Pas shikimit dhe verifikimit të protokoleve zyrtare të ndeshjeve KG ka vërtetuar se lojtari i lartëpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në  javën e 2, javën e 6 me dy kartonë të verdhë dhe për këtë arsye ka pushuar në javën  e 7, pastaj në javën e 8, 11,  dhe 16  dhe është dashur të pushojë në javën e 17, por të njëjtin nuk e ka respektuar dhe ky është paraqitur në lojë në javën e 17, andaj kemi shkelje të propozicioneve të garave pikërisht neni 53 paragrafi 1, prandaj edhe ankesa miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF Bashkimi (K).

 

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi.

 

KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas  procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 26.02.2019

 

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS

Kryetari i Komisionit të Garave

Ismet AHMETI