Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 26.02.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

                                                                    V E N D I M 

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 19 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

                                               INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari “ Lorik Maxhuni  me nr lic 22 dhe nr ID 00570M92 (motivi- shkëmbim sharje dhe fyerje  rrugës për në zhveshtore me shikuesit vendas pas përfundimit të ndeshjes, si dhe nga tribuna VIP nga dy persona pati fyerje dhe sharje në drejtim të lojtarit mysafirë në  ndeshjen KF  Gjilani – KF Flamurtari, e zhvilluar në Gjilan me datë 23.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj KF “Gjilani” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku  ana e tribunave VIP nga një apo dy  persona  pati fyerje dhe sharje  drejtuar lojtarit të KF Flamurtari, Lorik Maxhuni në ndeshjen KF Gjilani – KF Flamurtari,  e zhvilluar në Gjilan me datë 23.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11 dt. 26.02.2019

 

 

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 26 02.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

                                                                  V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, derisa duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara gjeti prova për

 

                                               INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj personit zyrtar për siguri të KF “Vitia” Afet Dalloshi (motivi- ne min e 65 pas një akordimi të një ndërhyrje nga gjyqtari i ndeshjes, personi për siguri  Afet Dalloshi  hyn në fushë për ëe protestuar ndaj vendimit të gjyqtarit në ndeshjen KF Vitia – KF Besa, e zhvilluar në Viti me datë 24.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj personit zyrtar të KF ” Vitia”  Arben Sahiti (motivi-  në min e 65 pas një akordimi të një ndërhyrje nga gjyqtari, personi zyrtar Arben Sahiti  hyn në fushë për të protestuar ndaj vendimit të gjyqtarit në ndeshjen KF Vitia – KF Besa, e zhvilluar në Viti me datë 24.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 26.02.2019