27 shkurt, 2019 – Në Beograd është duke u mbajtur Seminari i Ekselencës së UEFA-së për zhvillimin e Instruktorëve të Gjyqtarëve dhe atyre të Fitnesit në Evropë. Në mesin e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të UEFA-së është duke marrë pjesë edhe Kosova, e cila po prezantohet nga Enver Tahiraj – Instruktor Nacional i Fitnesit dhe Visar Kastrati – Menaxher i Gjyqtarëve. Ky seminar ka filluar më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri nesër.

Objektivat kryesore të këtij seminari janë:

  • Që të arrihet uniformitet dhe konsistencë në interpretimin dhe aplikimin e Rregullave të Lojës së Futbollit
  • Njoftimi me materialet e reja të UEFA-së që shërbejnë për edukimin e gjyqtarëve
  • Thellimi i njohurive me trendët e reja lidhur me hulumtimet për gjyqtarë, trajnimin dhe testimin
  • Adresimi i zhvillimit afatgjatë të gjyqtarëve dhe
  • Vazhdimi i forcimit rrjeti të Instruktorëve të gjyqtarëve dhe atyre të Fitnesit që janë nën ombrellën e UEFA-së.

Ky seminar është i përvitshëm dhe është hera e tretë që zyrtarët e FFK-së suksesshëm e përfundojnë këtë seminar.