Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 27.02.2019- ditë e mërkurë, shqyrtoi inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit   të Ipko-Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 23-24.02.2019  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  nxjerri këto;

 

                                                                               V E N D I M E

 

KF “GJILANI“ nga Gjilani  në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIX-të të IPKO-SUPERLIGES  së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 23.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (fyerjet dhe sharjet nga zyrtaret e  klubit nikoqir  – 2 vetave  me vendqëndrim në tribunën e VIP-ve drejtuar futbollistit mysafir Lorik Maxhuni; raportet zyrtare) në bazë Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1;  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen  raporte  dhe deklarata plotësuese nga; delegati ndeshjes, gjyqtarët dhe zyrtari klubit nikoqir për atë ndeshje. Afati datë  04.03.2019

 

AFET  DALLOSHI; zyrtar për siguri i klubit të futbollit “VITIA“ nga Vitia në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (minuta e 65-të; hyrje në fushë për të   protestuar dhe kundërshtuar vendimin e gjyqtarit kryesor Nazmi Raci) në ndeshjen e javës së XVII-të, të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – BESA e zhvilluar me datë  24.02.2019 në stadiumin e qytetit në Viti. Në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1 personi – zyrtari për siguri Afet Dolloshi;  PEZULLOHET deri në vendimin përfundimtar  pa  të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata dhe raporte plotësuese nga; zyrtari i pezulluar Afet Dalloshi, gjyqtari  kryesor Burim Jahmurataj, asistentet  dhe delegati  ndeshjes  Agim  Hasani. Afati datë  04.03.2019.

 

ARBEN  SAHITI; zyrtar i klubit të futbollit “VITIA“ nga Vitia, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (motivi; minuta e 65  hyrja në fushë bashkërisht me personin zyrtar për të protestuar dhe kundërshtuar vendimin e gjyqtarit kryesor Nazmi Raci) në ndeshjen e javës së; XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – BESA, e zhvilluar me datë 24.02.2019 në Stadiumin e Qytetit në Viti. Në bazë të raporteve zyrtare konform Rregullores  Disiplinore neni 32 paragrafi 1,  zyrtari Arben Sahiti  PEZULLOHET  deri në vendimin përfundimtar pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen raportet dhe deklaratat plotësuese nga  zyrtari në pezullim Arben Sahiti, gjyqtari kryesor i ndeshjes, asistentet dhe delegati Agim Hasani. Afati  për sjellje të deklaratave data; 04.03.2019.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor  të shkallës së dytë; Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 27.02.2019 , respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e  vendimit.

 

Prishtinë, datë 27.02.2019 

Kryetari,  Dukagjin  Zefi