28 shkurt, 2019 – Komiteti  Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, sot, ka mbajtur mbledhjen  e radhës, ku janë shqyrtuar një varg temash që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit. Me këtë rast, KE i FFK-së, e analizoi rrjedhën dhe mbarëvajtjen e garave në këtë fillim të stinorit pranveror në të gjitha kategoritë si dhe dinamikën e ekipeve Kombëtare, ku ishte konstatim i përbashkët se ka pasur ngritje në organizimin e zhvillimin e tyre por edhe të rezultateve. Po ashtu KE diskutoi edhe rreth përgatitjeve që po bëhen për organizimin e ndeshjeve të Kombëtares A për muajin mars kundër Danimarkës dhe Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe caktoi disa nga shtyllat kryesore për strategjinë e FFK-së për periudhën 2020-2024. Ndërkohë, gjatë mbledhjes u propozua që Kuvendi i rregullt i punës i FFK-së, të mbahet më 28 mars në Prishtinë. Po ashtu, KE diskutoi edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me komisionet dhe organizimin sa më të mirë të FFK-së.