Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 28.02.2019, ditë e enjte ora 12.00, shqyrtoi inicimet e procedurave disiplinore nga ana e Komisionit të Garave lidhur me lëshimet dhe parregullsitë e manifestuara nga ndeshja e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë dhe nga të njëjtat bazuar në raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar konform dispozitave të Rregullores disiplinore neni 32 paragrafi 1 nxjerri këto

 

V E N D I M E 

 

KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për aktivizimin e lojtarit me numër; 14 VALMIR AZEMI me numër të ID kartelës 001261M98, i pa shënuar (pa evidentuar) në protokollin zyrtar të ndeshjes si dhe evidentimi i dy lojtarëve me numër të njejtë 18 të fanelave sportive ; 18 Rinor Kabashi me ID kartelë 004335M98 dhe lojtari tjetër po me të njejtin numër të fanelës 18 ; Diellon Azizi me numër të ID kartelës 00622M01 në ndeshjen e javës së XVII-të , të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ TREPÇA “ nga Mitrovica lidhur me rastin – , zyrtari saj për atë ndeshje për lëshimet e konstatuara në protokollin zyrtar të ndeshjës. Afati date 04.03.2019.

 

FISNIK HAXHIU ; zyrtar i klubit të futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për prezentimin e të dhënave jo të sakta në protokollin zyrtar të ndeshjes duke aktivizuar lojtarin e pa shënuar (pa evidentuar) në protokoll; Valmir Azemi me numër të fanelës sportive 14 ‘si dhe aktivizimin e dy lojtarëve me numër të njejtë të fanellave (Rinor Kabashi dhe Diellon Azizi me numra 18) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë dhe për të njëjtën, bazuar në nenin 63 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 32 paragrafi 1,

PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosoves deri në vendimin perfundimtar të komisionit disipinor . Kerkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Fisnik Haxhiu, lidhur me rastin. Afati date 04.03.2019.

 

SHEREMET ISUFI; kryetrajner në klubin e futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 1006275237, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim në bashkëveprim me zyrtarin e ndeshjes për aktivizimin e lojtarit të pa shënuar (të pa evidentuar) në protokollin e ndeshjes (Valmir Azemi) si dhe aktivizimin e dy lojtarëve me numër të njëjtë të fanellave 18 (Rinor Kabashi dhe Diellon Azizi) në ndeshjen e javës së; XVII-të Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë dhe nga e njëjta bazuar në Dispozitat e Rregullores Disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 32 paragrafi 1;

PEZULLOHET pa të drejtë në ushtrimin e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e kryetrajnerit në pezullim z.Sheremet Isufi. Afati datë 04.03.2019.

VALMIR AZEMI; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 001261M98 dhe licencuar nê Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 14, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për aktivizimin e tij si lojtar i pa shënuar (i pa evidentuar) në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XVII-të  të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë;

PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim; Valmir Azemi lidhur me rastin. Afati datë 04.03.2019.

KEMAJL DUMNICA; delegat i ndeshjes së javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 25.02.2019 në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për kryerjen e detyrës në mënyrë jo profesionale, gjegjësisht paraqitjes se raportit të rrejshëm me të dhëna jo të sakta në paraqitjen, evidentimin dhe aktivizimin e lojtarëve në protokollin zyrtar të ndeshjes së zhvilluar në Mitrovicë dhe nga e njëjta duke iu referuar akteve normative neni 78 dhe 79 si dhe nenit 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;

PEZULLOHET deri në vendimin përfundimtar të komisionit pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit zyrtar të ndeshjeve të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati në pezullim Kemajl Dumnica , lidhur me rastin. Afati datë 04.03.2019.


KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga dita e sjelljës së këtij vendimi datë 28.02.2019 , rrespektivisht nga publikimit i tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.

Prishtinë, datë 28.02.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi