1 mars, 2019 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar për në Stamboll, ku do të mbahet Mitingu i UEFA-s. Në këtë takim do të diskutohet për strategjinë e zhvillimit të federatave kombëtare në të ardhmen, si dhe do të shkëmbehen përvojat e deritashme ndërmjet 55 anëtareve të UEFA-s.