8 mars, 2019 – Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kombëtarja A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars, do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë. Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app
Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00.

 

Çmimet e biletave janë si në vijim:

 

VIP1 EUR 80.00
VIP2 EUR 80.00
VERI EUR 5.00
JUG EUR 5.00
LINDJE
L1 EUR 10.00
L2 EUR 15.00
L3 EUR 15.00
L4 EUR 10.00
PERENDIM
P1 pjesa e poshtme EUR 15.00
PJ pjesa e siperme EUR 20.00
P2 EUR 15.00
P3 EUR 15.00
P4 EUR 15.00
P5 pjesa e poshtme EUR 15.00
P5 pjesa e siperme EUR 20.00