Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu  e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 08.03.2019 ditë e premte, shqyrtoi  procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, lidhur me lëshimet e evidentuara nga ndeshjet e javës së fundit të zhvilluara me datë  05-06.03.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve  zyrtare konform dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto;

 

 

V E N D I M E

 


DRIN  HODAJ
; lojtar i klubit  të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të ID kartelës  000877M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për grushtim të lojtarit kundërshtar (incizimi televiziv) në ndeshjen e javës së; XX-të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – FERONIKELI e zhvilluar  me datë  02.03.2019 në stadiumin “Agron Rama“ në Kastriot, në bazë të nenit 43 paragrafi 1 pika  1 të Rregullores Disiplinore;

DENOHET me ndalesë loje  për; 3 (tri) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

BASIT  KHALID; lojtar i klubit të futbollit  FC “PRISHTINA“  nga Prishtina me numër të ID kartelës  000937M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  9, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit  për grushtim të lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së XX-të të IPKO-SUPERLIGëS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar me datë  02.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, në bazë të nenit 42 paragrafi 1 pika 1  të Rregullores disiplinore;

DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë  të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar me datë  02.03.2019 në stadiumin “Zahir  Pajaziti“ në Podujevë, në bazë të  nenit  50 paragrafi  1 pika  1 të Rregullores  Disiplinore
DENOHET  me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT

 

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – BALLKANI e zhvilluar me datë  03.03.2019 në Ferizaj (stadiumin me bari sintetik) në bazë të nenit  50 paragrafi 1 pika  1 të Rregullores  disiplinore;
DENOHET  me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E FUNDIT

 

ARBNOR  KOCA; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica  me numër të ID kartelës; 007878M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  5, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje e gjyqtarit kryesor  dhe bankinës  nikoqire) në ndeshjen e javës së  XVIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – TREPÇA e zhvilluar me date 03.03.2019 në stadiumin “Shahin  Haxhiislami“ në Pejë, në bazë të nenit  41 paragrafi  2 pika  b/1 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë, komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht publikimit të  tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

 

Prishtinë, date 08.03.2019                                                                                         Kryetari, Dukagjin  Zefi