Prishtinë, 14 mars, 2019

E nderuara familje e Sabit Dallkut!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që sot ka ndërruar jetë Sabit Dallku, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe adhuruesve të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Sabiti ishte pjesë e KF ‘Prishtina’ në fundvitet e 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta, duke e dhënë kontributin e tij të madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës në atë periudhë.

Sabiti ishte një punëtor i dalluar sportiv, mik e shok i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së