17 mars, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 23-të në IPKO Superligë. Skuadra kryesuese, Feronikeli, ka vazhduar serinë e suksesshme, duke shënuar fitore në duel me Trepçën’89, me rezultat bindës 5:0, para tifozëve të vet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.  Dy gola në këtë ndeshje i realizoi Jean Da Silva (52’, 60’) derisa me nga një gol kontribuuan Bujar Pllana (autogol 29’), Mendurim Hoti (47’) dhe Kastriot Rexha (85’).
Ndërkohë, Gjilani ka vuajtur shumë në duel me KEK-un, por në fund ka arritur t’i gëzohet fitores me rezultat 2:0. Të dy golat skuadra gjilanase i shënoi në minutat shtesë të ndeshjes. Fillimisht shënoi Shpend Asani (90’+3’), derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Wilber Perez (90’+5’).