Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu  e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.03.2019, ditë e mërkurë, shqyrtoi procedurat e  inicuara  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, të zhvilluara me datë; 16-17.03.2019, dhe për të njëjtat duke iu  referuar raporteve  të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  nxjerri këto;


V E N D I M E

 

EMIR  ADEMAJ; lojtar i  klubit të futbollit “ULPIANA“ nga Lipjani  me numër të ID kartelës; 002532M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (shkelmim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XII – të  Ligës së Parë të Kosovës në futboll  për kategorinë e juniorëve; ULPIANA –  GJAKOVA,  e zhvilluar ne Lipjan, bazuar në Rregulloren Disiplinore  nenin  43 paragrafi 1 pika  1; DENOHET  me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

EDMOND  HYSENI; lojtar i klubit të futbollit  “ULPIANA“ nga Lipjani, me numër të ID kartelës;  006900M00, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës sportive  4 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së: XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve;  ULPIANA – GJAKOVA e zhvilluar në Lipjan, bazuar në Rregulloren  disiplinore  nenin  43 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

BETIM   BEZHANI; lojtar i klubit të futbollit “ GJAKOVA “ nga  Gjakova me numër të ID kartelës ;  001885M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 2, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të  garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtime me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XII-të LIgës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ;  ULPIANA – GJAKOVA  e zhvilluar në Lipjan, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ALBINOT  KOZMAQI; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina , me numër të ID kartelës ;  0022658M00 dhe licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës me numër  të fanelës sportive  8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e pa lejuar  si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ;  FLAMURTARI – GJILANI  e zhvilluar në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore  neni  42 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ERGIN  THAQI ; lojtar i klubit të futbollit  “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës ; 009510M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive   20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me kartoon  të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar  ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ;  FLAMURTARI –  GJILANI  e zhvilluar në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës  së Futbollit të Kosovës.

JON  FAZLIU;  lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva  me numër të ID kartelës ; 007631M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  1 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me grusht e lojtarit kundërshtar  ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ;  LLAPI –  LIRIA e zhvilluar në Podujevë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 3 ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

BESMIR  NIKÇI ; lojtar i klubit të futbollit “  DARDANIA “ nga  Qyshku  i Pejës, me numër të ID kartelës;  001778M94 dhe licencuar   në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanelës sportive  9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të  garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A ; DARDANET – DARDANIA e zhvilluar me datë 17.03.2019 në Gjakovë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni  41  paragrafi 1 pika b/1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

PETRIT  RUSHITI ; trajner  në klubin  e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë  të inicuar disiplinore nga ana e  komisionit të garave , për  largim nga pankina (  reagim në vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjen e  javës së ; XVIII-të  superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FERIZAJ – VUSHTRRIA e zhvilluar në Ferizaj, bazuar në Rregulloren disiplinore  neni  40 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE  E FUNDIT

BLENDI  KRASNIQI ; lojtar I klubit të futbollit “  GJILANI “ nga Gjilani  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për  ndëshkim me karton të kuq (  shqelmim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  FLAMURTARI – GJILANI e zhvilluar në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni  43 paragrafi 1 pika  3 ; DENOHET me ndalesë loje për;  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “ ULPIANA “  nga LIpjani  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime  në organizimin e ndeshjës së javës së ; XII-të  Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve   ULPIANA –  GJAKOVA  e zhvilluar  në Lipjan  ( hyrja e spektatorëve në fushë pas përfundimit  të ndeshjes  prej nga  grushtohet  portiere mysafir ) , bazuar në Rregulloren disiplinore  neni 32 paragrafi 1  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen deklarata dhe raporte plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes dhe KF “ Ulpiana “ nga Lipjani  – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date  22.03.2019.

TAHIR  SOPA ; kryetrajner  në klubin e futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për largim – përjashtim nga pankina e lojtarëve rezervë  ( reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XII-të LIgës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ULPIANA – GJAKOVA e zhvilluar në Lipjan, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 I HAPET   PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajenri Tahir Sopa lidhur me rastin. Afati date  22.03.2019

DIJAMANT  HOTI ; gjyqtar futbolli , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të theksuara  në referimin e ndeshjës  së javës së ; XVIII-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FLAMURTARI – GJILANI e zhvilluar në Prishtinë , bazuar në aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës; PEZULLOHET , pa të drejtë referimi për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ;deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohen raporte shtesë nga ana e delegatit të ndeshjes   së lartëshënuar, lidhur me rastin, afati datë 22.03.2019.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë komisionit për  ankesa  në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi datë  20.03.2019, rrespektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 20.03.2019
Kryetari, Dukagjin  Zefi