Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore Kosova – Danimarka, që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 19:00,  fton të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato sa më parë dhe më së largu deri në orën 11:00.
Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.