27 mars, 2019 – Për dy ditë rresht futbollistët e Kombëtares U17, pas ndeshjes me Ukrainën, ku humbën me rezultat 2:0, kanë mbajtur seanca stërvitore, në përpjekje për të nxjerrë mësimet e duhura nga lëshimet e gabimet e shfaqura në atë takim, në mënyrë që në ndeshjen me Spanjën që do të zhvillohet nesër prej orës 14.00 të nxjerrin rezultatin e duhur. Përzgjedhësi Besnik Kollari  me ndihmësit e tij në seancat stërvitore kanë punuar për mënjanimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar duke analizuar ndeshjen me Ukrainën, por edhe duke analizuar kundërshtarin e ndeshjes së nesërme Spanjën, e cila e mposhti Greqinë në ndeshjen e parë me rezultat 2:0. “Bashkërisht me ndihmësit e mi jemi përpjekur të identifikojmë pikat e dobëta aty kemi çaluar në ndeshjen e parë, në mënyrë që në duel me Spanjën të mos i përsërisim ato. Jemi të vetëdijshëm se Spanja do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë se Ukraina, ndonëse në futboll asnjëherë nuk i dihet. Kam kërkuar nga futbollistët, që të kenë angazhim më të madh, të jenë të përqendruar dhe ta ruajnë gjakftohtësinë. Maksimalisht kërkohet vëmendje më e madhe në mbrojtje dhe syçeltësi në organizmin e sulmit. Shpresoj dhe besoj se do të kemi një paraqitje të mirë”, është shprehur Kollari. Besojmë se në ndeshjen kundër Ukrainës do të vijnë edhe shumë bashkatdhetarë për ta përkrahur Kombëtaren tonë.