Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, një mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2019 ( ditë e premtë ora 13,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe procedurat e inicuara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë ; 03-04.04.2019 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare , konform Dispozitava të Rregullores disiplinore sjelli këto ;

V E N D I M E

LIRIDON NDRECAJ ; zyrtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID Kartelës ; 011386M91 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga hapsira teknike ( kundërshtim në vendimet e gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – LLAPI e zhvilluar me datë 29.03.2019 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika ; 2 . DENOHET ; me shqiptimin e masës disiplinore të ; QORTIMIT.

SHEFKET CANAJ ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit ; “ BASHKIMI “ nga Koretiniu i Kamenicës me numër të ID kartelës; 009406M61 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje të gabuara ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; XXI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – BASHKIMI e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2; DENOHET ; me shqiptimin e masës disiplinore të ; QORTIMIT.

ISMET MUNISHI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të licencës UEFA- A; 0282 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara ( ofendime drejtuar treshës së gjyqtarëve në koridoret e lokaleve, pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI _ ONIX BANJA e zhvilluar me date 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 ; DENOHET ; me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

KF “ ARBERIA “ nga Dobraja e Lipjanit, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXI-të LIgës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ARBERIA – RAMIZ SADIKU e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Lipjan ( minuta e 21 hudhjje e shisheve të plastikes në drejtim të asistentit të dytë si dhe tentimi i disa spektatorëve për të sulmuar prtierin mysafir pas përfundimit të takimit ) bazuar në Rregulloren disiplinore neni ; 50 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT

SKËNDER GASHI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina me numër të ID kartelës 011377M709, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga hapsira teknike – pankina ( sjellje të gabuara ndaj gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XXI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 31.03.2019 në Hogosht, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2 ; DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore ; të ; QORTIMIT

KF “ VITIA “ nga Vitia në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( aktivizimi lojtarit të pezulluar – 4 karton të verdhë ; Yll Fazlija ) në ndeshjën e javës së ; XXI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 3 dhe 5 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2 ; DENOHET ; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

MILAIM ZUZAKU ; kryetrajner në klubin e futbollit “ VITIA “ nga Vitia me numër të ID kartelës; 002136M65 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për aktivizim të lojtarit të pezulluar Yll Fazlija në ndeshjën e javës së ; XXI-të Ligës së parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me date 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti,bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1. DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT. ( nuk parashihen denimet per trajner pasi qe ai nuk eshte pergjegjes per mbajtje te evidencave të kartoneve por kjo ekskluzivisht i takon zyrtarit te klubit per atë ndeshjes. )

YLL FAZLIA ; lojtar i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia me numër të ID kartelës ; 009819M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 10, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për aktivizim nën masën e suspendimit ( aktivizimi në lojë me 4 kartona të verdhë ) në ndeshjën e javës së ; XXI-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 7 ; DENOHET me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët I plotëfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

LUIGJ KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANIA “ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës; 010119M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 19, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit ( ,i identifikuar nga raporti zyrtar i ndeshjës ) për sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së ; XX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; VËLLAZERIA – DARDANIA e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( ndeshja e ndërprerë ) , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 46 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARGJEND KAMAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANIA “ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës ; 001835M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit,( i identifikuar nga raporti zyrtar I ndeshjës ) për sulm fizik, në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së; XX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; VËLLAZERIA – DARDANIA e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “ “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( ndeshje e ndërprerë ), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 46 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LEOTRIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANIA “ nga Qyshku i Pejës , me numër të ID kartelës ; 0031018M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 21, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit ( identifikues nga raporti zyrtar i ndeshjes ) për sulm në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së ; XX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; VËLLAZERIA – DARDANIA e zhvilluar me datë; 31.03.2019 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( ndeshje e ndërprerë ) , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 46 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “ DARDANIA “ nga Qyshku i Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, e identifikuar si shkaktare për ndërprerjen e ndeshjës së javës,( lojtaret e se cilës fizikisht sulmuan gjyqtarin kryesor ) së ; XX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZERIA – DARDANIA e zhvilluar me datë; 31.03.2019 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve ), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 . DENOHET ; me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT .

KF “ DEQANI “ nga Deqani, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi;A DEQANI – DUSHKAJA e zhvilluar me datë; 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Deqan, ndeshje e ndërprerë për mos organizim të ndeshjes në pajtim me dispozitat e Propozicioneve dhe Rregullores së garave ( nuk ka ndërmarrë masa e nevojshme organizative dhe të sigurisë ) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 3. ; DENOHET ; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ) . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët I plotëfuqishëm . ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

PRANVERA TAHIRI ; lojtare e KFF ” LLAPI ” nga Podujeva me numër të ID kartelës; 006054F94 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 4, në procedurë të inicuar nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë brenda zonës së portierit ) në ndeshjën e javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futbollin e femrave për kategorinë e seniorëve ; KFF ” ULPIANA” – KFF ” LLAPI ” e zhvilluar me datë 23.03.2019, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DONJETË KRASNIQI ; lojtare e KFF ” LIRIA ” nga Prizreni me numër të ID kartelës ; 009541F94 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 5 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ) në ndeshjën e javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futbollin e femrave – senioret; KFF ” INTELEKTUALET ” – KFF ” LIRIA ” e zhvilluar me datë 23.03.2019 në Gjilan , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhe të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF ” DRITA ” nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre në kor ) gjatë ndeshjës së javës së ;XXIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – KEK-u, e zhvilluar me datë 29.03.2019 në Gjilan, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik ” DRITA ” nga Gjilani – zyrtari i saj për atë ndeshje lidhur me rastin, afati datë 08.04.2019.

KF ” VUSHTRRIA ” nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXII-të LIgës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – BESA e zhvilluar me datë 03.04.2019 në stadiumin ” Refki Aliu ” në Vushtrri ( goditje e asistentit Hivzi Osmani në gjoks para fillimit të takimit gjatë nxemjes nga ana e spektatorëve nikoqir, me ç`rast erdhi deri të zbrazja e tibunes dhe fillimi lojes me një vonesë prej 20 minutave ), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohen deklarata plotësuese nga të gjithë zyrtaret e asaj ndeshje si dhe nga klubi futbollistik ” Vushtrria ” – zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 08.04.2019.

KF ” KIKA ” nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës ( hedhje e gjasendeve në fushë ; shisheve PVC në drejtim të gjyqtarit Bekim Rama , pastaj gjuajtja e një druri në fushë me gjatësi 20 metra si dhe ofendimet e e spektatorëve nikoqir drejtuar gjyqtarëve gjatë gjithë zhvillimit të lojëe ) së javës së XXII-të ; R.SADIKU – KIKA e zhvilluar me datë 03.04.2019 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik ” Kika ” nga Hogoshti – zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 08.04.2019.

KF ” RAMIZ SADIKU ” nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ SADIKU – KIKA e zhvilluar me datë 03.04.2019 në Prishtinë ( në mungese te personave për bartje të barelave gjatë zhvillimit të takimit ) , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik ” Ramiz Sadiku ” nga Prishtina – zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 08.04.2019

KËSHILLA JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar , komisionit disiolinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa , në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi date 05.04.2019, rrespektivisht nga data e publikimit tӕ tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë,05.04.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi