Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe  Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë; 04.04.2019 ; shqyrtoi ankesën e Klubit të futbollit  “ULPIANA “ nga Lipjani  me numër të protokollit  387/1 të datës  02.04.2019 , e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të dates  26.03.2019  në dënimin e klubit me të holla në shumë prej ; 800  euro (tetëqind  euro) për  lëshime në organizimin e ndeshjes së  javës së ; XII-të Ligës së pare të Kosovës  në futboll për kategorinë e juniorëve;  ULPIANA – GjAKOVA e zhvilluar  në Lipjan, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve zyrtare  konform  Rregullores  disiplinore neni  115 paragrafi 1 pika a. duke vendosur ankesën e ushtruar sjelli këtë;

 

V E N D I M ;

 

a) Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të protokollit 387/1 e dates  04.2019 si e pabazuar.

b) Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë; 26.03.2019 dhe dënimi i shqiptuar me të holla në shumë prej; 800 euro (tetëqind euro) mbetet në fuqi.

 

A r s y e t i m

Me rastin  e shqyrtimit të ankesës  së klubit të futbollit “Ulpiana“ nga Lipjani, Komisioni për bazë pati raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ( gjyqtarëve dhe delegatit  )  dhe nga të njetat bazuar në të gjitha faktet relevante vertetoi vendimin  e organit disiplinor të shkallës së pare i cili është  zbatuar drejtë dhe me përpikëri konform dispozitave  juridike  duke aplikuar ligjerisht  Rregulloren disiplinore nenin  50 paragrafi 1 pika  3 dhe  nenin 10 paragrafin 2 pika 5.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar  Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  në mbrojtje   të Rregullores  ( ligjshmerisë  ) në afatin kohor prej 15  ditëve  nga data e sjelljës së këtij vendimi- publikimit  të tij në faqen zyrtare të FFK-së.

 

Prishtinë, datë  04.04.2019
Kryetari,  Afrim  Prekazi 

 


Komisioni  për Ankesa –
disiplinor i shkallës së dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë  05.04.2019, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së  parë datë 26.03.2019 në dënimin e lojtarit  PETRIT  TAHIRI me numër të ID kartelës; 01275M93  me ndalesë  loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nga e njejta duke iu referuar raporteve plotësuese  dhe provave shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar lidhur me rastin  bazuar në Rregulloren  disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika  c, duke vendosur ankesën e ushtruar nga ana e pales së ankimuar sjelli këtë ;

 

V E N D I M

 

Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 26.03.2019  dhe dënimin e  shqiptuar për lojtarin Petrit Tahiri me numër të ID kartelës; 01275M/93   me ndalesë loje  për ; 3 ( tri ) ndeshje  e zbret në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

A r s y e t i m

Me  rastin e shqyrtimit të ankesës , organi disiplinor I shkallës së dytë – komisioni për ankesa , bazuar në provat e ofruara nga ana e pales së ankimura dhe deklaratave plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes , ndryshoi pjesërisht  vendimin e  organit disiplinor të shkallës së pare të dates 26.03.2019 ,dhe dënimin prej ; 3 ndeshjeve e zbret në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare moslojë nga shkaku së vepra  e  të pandehurit nuk I ka veçoritë  e kundërvajtjës  në përputhje me  llojin dhe lartësin e dënimit të shqiptuar, me ç`rast edhe arsyetohet vendimi I ndryshuar nga ana e  komisionit për ankesa.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës  për mbrojtje të Rregullores  ( ligjshmerisë )  në afat kohor prej  15  ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi – respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.

 

Prishtinë, datë, 05.04.2019
Kryetari,  Afrim  Prekazi