Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 05.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 25-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj KF “Drita “ (motivi- në min e 85 grupi i tifozëve Intelektualet kishin sharje në kor, mirëpo me intervenimin  e kapitenit të skuadrës së KF ‘Drita’ kjo u evitua dhe nuk kishte probleme në vazhdim në ndeshjen KF “Drita” – KF “KEK-u” e zhvilluar në Gjilan me datë 03.04.2019, e zhvilluar në Prizren me datë 29.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13 dt. 02.04.2019

 

 

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 05.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 22-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, përveç ndeshjes KF “Vushtrria” – KF “Besa” që ka filluar me 20 minuta vonesë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes, ku para fillimit të ndeshjes gjatë nxemjes së referëve   nga  tifozët  vendas u godit referi anësor H.Osmani në gjoks  ku edhe erdhi deri te zbrazja e tribunës dhe ndeshja filloi me 20 min vonesë, në ndeshjen KF ”Vushtrria” – KF “Besa”, e zhvilluar në Vushtrri, me datë 03.04.2019, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj KF “Kika” (motivi- gjuajtje në drejtim të referit anësor  B.Rama me shishe Pvc si dhe me një dru në gjatësi deri në 20 cm, si dhe gjatë tërë kohës shikuesit e KF “Kika” ofenduan zyrtarët e ndeshjes në ndeshjen KF “Ramiz Sadiku” – KF “Kika” e zhvilluar në Prishtinë me datë 03.04.2019) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

3.Ndaj KF “Ramiz Sadiku” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes, nuk u bë sigurimin e 4 personave për bartjen e barrelës gjatë zhvillimit të ndeshjes KF “Ramiz Sadiku” – KF “Kika” e zhvilluar në Prishtinë me datë 03.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt. 05.04.2019