6 prill, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 25-të në IPKO Superligë. Llapi shënoi fitore me mjaft vështirësi në duel me skuadrën e fundit në renditje, KEK-un, me rezultat 1:0. Autogoli i shënuar nga Leonard Vitija ia dha tri pikë të rëndësishme llapjanëve në garën për kreun e renditjes. Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Trepçën’89, me rezultat 2:0. Të dy golat për Drenicën i shënoi Kreshnik Uka.