Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 10.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Drita“ Haxhi Neziraj me nr lic 93 dhe nr ID 009713M93 (motivi- goditje e lojtarit kundërshtar pa top në ndeshjen KF Gjilani – KF Drita, e zhvilluar në Prishtinë më datë 07.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj KF ”Gjilani” (motivi- fyerje në kor në min e 83-të të ndeshjes drejtuar rivalit te tyre rival KF “Drita”) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani” Ansi Nika me nr lic 7 dhe nr ID 011341M90 (motivi- goditje e lojtarit kundërshtar pa top në ndeshjen KF Gjilani – KF Drita, e zhvilluar në Prishtinë me datë 07.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF “Ballkani” përkatësisht kryetarit Afrim Kabashi (motivi- sipas raporteve zyrtare; pas përfundimit të pjesë lojës së parë, deri sa gjyqtarët ishin në pushim, futet në zhveshtoret e tyre dhe me një ton të lartë dhe të njejtëve iu drejtohet me këto fjalë; keni ardhur këtu me tendencë, dhe iu kanë dërguar me qëllime të caktuara. Jemi duke u dëmtura në shumë ndeshje. Kërcënime nuk pati por vetëm ngritje zëri, sipas raportuesit personi i përmendur refuzon të largohet por falë intervenimit të shpejtë të delegatit dhe policisë ai largohet) në ndeshjen e javës së; XXVI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë; 07.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.14 dt. 10.04.2019