10 prill, 2019 – Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë zhvilluar sot një takim me përzgjedhësit e ekipeve kombëtare të grupmoshave. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth planprogramit, formës organizative dhe kampeve. Me këtë rast presidenti Ademi  ritheksoi nevojën e organizimit sa më të mirë dhe kërkoi profesionalizëm, por edhe rezultate në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave.