Komisioni Disiplinor i shkallës së parë; në përbërje; Dukagjin Zefi- kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.04.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara për kundërvajtësit nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë; 06-07-08.04.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto:

V E N D I M E

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (manifestim i sjelljeve josportive, ofendime në kor drejtuar kundërshtarit) në ndeshjën e javës së; XXIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – KEK-u e zhvilluar me datë 29.03.2019 në stadiumin e qytetit në GJilan, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1; DENOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disipolinore neni 11 paragrafi 1).

KF “VUSHTRRIA“ në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – BESA, e zhvilluar me datë; 03.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (hedhje e gjësendeve në fushë para fillimit të ndeshjes me ç`rast gjatë nxemjes së gjyqtarëve goditet asistenti i dytë Hivzi Osmani nga ana e spektatorëve nikoqir, si rrjedhojë e këtij veprimi erdhi deri te zbrazja e asaj pjese të stadiumit (tribunës nga ana e spektatorëve) për çka ndeshja filloi me një vonesë prej 20 minutave). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike, PVC në drejtim të asistentit të takimit Bekim Rama, hedhja e një druri në fushën e lojës si dhe ofendimet e spektatatorëve mysafirë gjatë gjithë lojës drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjën e javës së XXII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – KIKA e zhvilluar me datë 03.04.2019 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)

KF “RAMIZ SADIKU“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për mos organizimin e ndeshjes në pajtim me dispozitat e Propozicioneve dhe Rregullores së Garave (mungesë të përsonave në bartjen e barelave) gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së; XXII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – KIKA, e zhvilluar me datë 03.04.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

ANSI NIKA; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 0011341M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 7 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje e qëllimshme e lojtarit kundërshtar pa top) në ndeshjen e javës së; XXV-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

HAXHI NEZIRAJ; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 009713M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 93 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (goditje e lojtarit kundërshtar me grusht) në ndeshjen e javës së; XXV-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “GJILANI” nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje të gabuara të publikës së klubit të tyre (minuta e 83 e ndeshjes; fyerje në kor drejtuar publikut kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Gjilani” nga Gjilani – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 11.04.2019.

KF “BALLKANI” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore për mainifestim të sjelljeve të gabuara të presidentit të tyre; Arsim Kabashi (sipas raporteve zyrtare; pas përfundimit të pjesëlojës së parë, deri sa gjyqtarët ishin në pushim, futet në zhveshtoret e tyre dhe me një ton të lartë të njejtëve iu drejtohet me këto fjalë; keni ardhur këtu me tendencë, dhe iu kanë dërguar me qëllime të caktuara. Jemi duke u dëmtuar në shumë ndeshje.
Kërcënime nuk pati por vetëm ngritje zëri, sipas raportuesit personi i përmendur refuzon të largohet por falë intervenimit të shpejtë të delegatit dhe policisë ai largohet) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë; 07.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Ballkani” nga Suhareka – zyrtari për siguri nga ana e klubit për atë ndeshje; Idriz Hajrizi lidhur me rastin. Afati datë 11.04.2019.

ARJAN UKA; lojtar i klubit të futbollit “FLAMURTARI” nga Prishtina me numër të ID kartelës; 010264M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 13, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive pas përfundimit të lojës; fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XXI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA 89 – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 06.04.2019 në Mitrovicë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 39 paragrafi 3; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SKENDER KAPRA; trajner në klubin e futbollit “LIRIA” nga Prizreni me numër të ID kartelës; 00289, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ofendime dhe pastaj sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së; XVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve në nivel nacional LIRIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 06.04.2019 në Prizren (raportet nga ndeshja e zhvilluar) bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ERDOGAN BRANDO; trajner i klubit të futbollit “VËLLAZERIA” nga Zhuri, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara (kërcënime dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXI-të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PASHTRIKU – VËLLAZERIA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në Rogovë të Hasit; Bazuar në Rregulloren Disiplinore; PEZULLOHET pa të drejtë në kreyerjen e detyrës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub deri në kompletimin e lëndës – provave, për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim; Erdogan Brando lidhur me rastin. Afati datë 11.04.2019.

BESFORT MERXHA; lojtar i klubit të futbollit “RAHOVECI” nga Rahoveci me numër të ID kartelës; 011456M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 6, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar shikuesve mysafirë) në ndeshjen e javës së; XXI-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – MALISHEVA, e zhvilluar me datë 06.04.2019 në stadiumin e qytetit në Rahovec. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 3; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës.

MARJAN BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “GJAKOVA” nga Gjakova, me numër të ID kartelës; 003257M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 17, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJAKOVA – DARDANET, e zhvilluar me datë 08.04.2019 në Gjakovë. Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3; DËNOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futboillit të Kosovës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afarin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – respektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 10.04.2019