Komisioni  Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 12.04.2019, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për  kundërvajtësit  nga ndeshjet e javës së; XXII-të të Ligave të  dyta  për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 10.04.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave  të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

ARDIAN  GJOKLAJ; lojtar i klubit të futbollit “DUSHKAJA “ nga Lug Bunari i Gjakovës me numër të ID  kartelës; 00370M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  sportive  20, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (sulm në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së Dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; MALISHEVA – DUSHKAJA e zhvilluar me date 10.04.2019 në stadiumin e qytetit në Malishevë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni  41 paragrafi  2 pika b/1; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

RIAD  SOPI; lojtar i klubit të futbollit “BASHKIMI “nga Gjilani me numër të ID kartelës; 004719M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  10, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton  të kuq (fyerje e  asistentit) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi B; MINATORI – BASHKIMI  e zhvilluar në Magurë të Lipjanit me datë 10.04.2019, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41 paragrafi 2  pika a/3 ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

DRITON  SINANI ; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“ nga Opoja e Dragashit  me numër të ID kartelës;  001594M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive; 4, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi; A ; VËLLAZERIA – OPOJA  e zhvilluar me datë 10.04.2019 në Prizren, bazuar në Rregulloren  disiplinore neni 32 paragrafi 1 ;  PEZULLOHET; pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit –  kompletimin e lëndës për ndeshjet zyrtare  vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit  të Kosovës. Kërkohen raporte dhe deklarata plotësuese – shtesë nga  zyrtaret e ndeshjes (gjyqtarët dhe  delegati), lojtari pezulluar Driton Sinani si dhe zyrtari klubit të futbollit “Opoja “nga Opoja për atë ndeshje lidhur me rastin . Afati date 15.04.2019 .

 

NDERIM  KRYEZIU ; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA “nga Opoja e Dragashit me numër të ; ID kartelës; 010102M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  ;3 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe kërcënime drejtuar gjyqtarit  kryesor) në ndeshjen e javës së ; XXII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; VËLLAZERIA – OPOJA e zhvilluar me datë 10.04.2019 në Prizren, bazuar  në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET; pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës, për ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata dhe raporte shtesë plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes ( gjyqtaret dhe delegati), lojtari  në pezullim ; Nderim Kryeziu si dhe zyrtari i klubit të futbollit “Opoja “nga Opoja  për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date  15.04.2019.

 

QENDRIM  VISHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “DUKAGJINI “nga Novosella e Gjakovës , me numër të ID kartelës ; 004212M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ;  18, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar  në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve, Grupi A; DUKAGJINI – RAHOVECI  e zhvilluar me datë 10.04.2019 në Gjakovë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1 ; DENOHET ; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

RAGIP  SALIHU ; lojtar i klubit të futbollit “PASHTRIKU“ nga Rogova e Hasit me numër të ID kartelës; 011543M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  30, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë si lojtar fundor jashtë zonës së portierit) në ndeshjen e javës së XXII-të Ligës  së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; DEÇANI – PASHTRIKU e zhvilluar me datë 10.04.2019 në stadiumin e qytetit në Deçan , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese , drejtuar  komisionit  disiplinor  të  shkallës së dytë  – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi  datë 12.04.2019, respektivisht nga dita e publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 12.04.2019
Kryetari,  Dukagjin  Zefi