14 prill, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Flamurtari ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke e mposhtur Lirinë, me rezultat të ngushtë 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Shend Kelmendi, në minutën e 54-t. Ndërkohë, ndeshja tjetër ndërmjet Dritës dhe Drenicës që u zhvillua në Gjilan përfundoi pa fitues, 2:2. Drenica ishte shumë afër fitores ngase deri në minutën e 6-të të shtesës ishte në epërsi 2:1. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Andrews, në minutën e 12-të, derisa i njëjti futbollist e shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 42-të. Megjithatë, gjilanasit arritën që fillimisht në minutën e 76-të ta ngushtojnë rezultatin me golin e Betim Haxhimusës, derisa në minutën e gjashtë të shtesës i barazuan shifrat me golin e Liridon Lecit. Ky i fundit shënoi pas topit të kthyer nga portieri Ymeri, i cili e priti penalltinë e Gërbeshit.