Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 16.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 27-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drenica” Tahir Lushtaku (motivi – pas përfundimit të ndeshjes në mesin e fushës i lartpërmenduri iu ka afruar gjyqtarëve të ndeshjes duke ua bërë me gisht  dhe duke i kërcënuar me tone të larta. Ndërkohë, më pa në deklaratën e dhënë për media i njëjti bënë thyerje të kodit të etikës sportive duke deklaruar ‘Me kësi referë të caktuar nga personat e FFK-së nuk do t’ju shkojë gjatë’, në ndeshjen KF “Drita” – KF “Drenica”, e zhvilluar në Gjilan me datë 14.04.2019 (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve TV, neni 93 paragrafi 6)

 

2.Ndaj ndihmëstrajnerit të portierëve të KF “Drenica” Skender Mustafa (motivi -pas përfundimit të ndeshjes në mesin e fushës i vërsulet gjyqtarëve, duke i kërcënuar dhe ofenduar. Njëherësh tenton t’i sulmojë fizikisht, në ndeshjen KF “Drita” – KF “Drenica”, e zhvilluar në Gjilan me datë 14.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.14 dt. 17.04.2019.