17 prill, 2019 – Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë shënuar fitore në ndeshjet e para të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës dhe atë si mysafirë, duke bërë një hap të madh drejt finales së kësaj gare.

Trepça’89 ka arritur fitore me rezultat bindës në Gjakovë kundër Vëllaznimit, me rezultat 4:0 dhe tani i mbetet vetëm ta konfirmojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet. Engjëll Hoti, Arbër Manaj, Arbnor Muja dhe Traore ishin shënues të golave në fitoren e “minatorëve”.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Feronikeli triumfoi 2:1 përballë Ballkanit në udhëtim, falë dyshes Hoti-Zeka që asistuan për njëri tjetrin dhe realizuan nga një gol.

Ndërkaq, golin e shpresës për Balkanin e realizoi kapiteni Visar Berisha.

Dy skuadrat finaliste të Digitalb Kupës së Kosovës do të konfirmohen më 1 maj, kur zhvillohen ndeshjet e kthimit.