23 prill, 2019 – Në Grunberg të Gjermanisë, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, për katër ditë radhazi është mbajtur kampi U15, me futbollistët e lindur në vitet 2004 e 2005. Ky kamp ishte vazhdimësi e strategjisë së FFK-së për seleksionimin e talenteve që luajnë në vende të ndryshme në Evropë dhe njëherësh mundësi për futbollistët e rinj që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Kombëtares së Kosovës. Në këtë grumbullim me futbollistët kanë punuar trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari e Valmir Bytyqi.