Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.04.2019 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave për kundërvajtësit nga ndeshjet e zhvilluara gjatë javës së fundit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për  lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 22.04.2019 në Ferizaj (raportet  zyrtare). Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni  50, paragrafi 1, pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. DËNOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi behët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

MUHADIN  HAJDINI, përfaqësues zyrtar për siguri i klubit të futbollit “FERIZAJ “nga Ferizaj në procedurë disiplinore  të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare gjatë ndeshjes së javës së; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 22.04.2019 në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 8 pika 2/a; DËNOHET me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE  E FUNDIT.

 

AHMET  QEHAJA; ekonom i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje josportive drejtuar gjyqtarëve  në ndeshjen e javës së XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – PRISHTINA e zhvilluar me datë  20.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DËNOHET; në të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

BESART  VESELI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë disiplinore të  pezullimit nga mbledhja e kaluar komisionit për ndëshkim me karton të kuq dhe sulm fizik në lojtarin kundërshtar- goditje dhe shkelmim pa top të lojtarit kundërshtar derisa ky ishte i shtrirë për toke në ndeshjen e javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – F.KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri . (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe inçizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri). Bazuar në nenin  43 paragrafi 1 pika  2.; DËNOHET; me ndalesë loje për;  12 muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese  të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

 

KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – FUSHË  KOSOVA e zhvilluar me datë  21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2. DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.

 

KF “VITIA“ nga Vitia në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit. (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 2. DËNOHET  me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT

 

FLORENT  EMINI, kryetar i klubit të futbollit “VITIA“ nga Vitia në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje të gabuara; fyerje, sharje, ofendime dhe tentim sulmi në gjyqtaret e ndeshjes së javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ONIX  BANJA e zhvilluar  me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3 ; DËNOHET ; më të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

ARBËR SHABANI; zyrtar i klubit të futbollit “VITIA“ nga Vitia në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit  për sjellje dhe lajthim të komisionit të garave  (ndryshimi i faqes së parë të procesverbalit  zyrtar të takimit) në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës  në  futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  63  paragrafi 1 pika 1,2,3,6; DËNOHET; me ndalesë  të kryerjes së detyrave zyrtare në klub në kohëzgjatje për;  1 (një) vit, për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

ARBËR  SAHITI: sekretar i klubit të futbollit “VITIA “nga Vitia   në procedurë  disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit,  për  ndryshim  të faqes së parë të procesverbalit  zyrtar – bashkëveprues në falsifikimin  e protokollit  dhe me këtë ka  sjellë në  mashtrim dhe lajthim komisionin e garave, lidhur me ndeshjen  e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar  në nenin  63 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DËNOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15  ditë nga data kur  vendimi bëhet i plotfuqishëm.

 

AGIM  KASTRATI;  delegat i ndeshjes në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në kryerjen e detyrës  zyrtare të delegatit  në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; VITIA – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë 21,04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin  78 paragrafi 1 pika; DËNOHET; me ndalesë të kryerjes së  funksionit – detyrës   së delegatit  në kohëzgjatje për;  1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

LIRIDON  LECI ; lojtar i klubit  të futbollit “DRITA “nga Gjilani me numër të ID kartelës ;  000540M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, për sjellje josportive; fyerje, ofendime  sharje  dhe kërcënime drejtuar  asistentit; Granit Hyseni si dhe  sulmi fizik në lojtarin  kundërshtar me numër  7, Hasan Hyseni i klubit të futbollit “Trepça 89 “nga Mitrovica  pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA ’89,  e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit  (në mungesë të raporteve të kërkuara ); mbetet në procedurë disiplinore  të PEZULLIMIT pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit.  Kërkohet deklarata plotësuese  nga lojtari në pezullim  Liridon Leci, delegati ndeshjes Isak Ejupi, zyrtari klubit dhe personi për siguri të klubit të futbollit “Drita “nga Gjilani  për atë ndeshje si dhe nga lojtari i klubit të futbollit “Trepça 89 “ Hasan Hyseni i cili ishte i sulmuar pas përfundimit të ndeshjes nga lojtari Liridon Leci. Deklaratat  duhet deponuar deri me datë; 30.04.2019.

 

KËSHILLA  JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit  disiplinor  të shkallës së dytë komisionit për ankesa  në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.