27 prill, 2019 – Ekspedita e Kombëtares së Kosovës U16 në konkurrencën e femrave, e kryesuar nga anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetarja për e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi, sot, në mëngjes ka udhëtuar në Estoni, ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor që organizohet nën patronatin e UEFA-s. Në këtë turne krahas Kosovës dhe Estonisë marrin pjesë edhe Lihtenshtajni dhe Letonia. Ndeshjen e parë të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit do ta zhvillojnë nesër, më 28 prill, në orën 10:00, sipas kohës sonë. Ndërkaq, ndeshjen e dytë Kosova e luan kundër Estonisë më 30 prill, në orën 16:00, derisa përballjen e fundit e luan kundër Lihtenshtajnit, më 2 maj, në orën 11:00.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës U16
Florentina Ramadani (30.05.2004) – KFF Vizioni
Elsona Krasniqi (24 Janar 2003) – FC Vienna (AUT)
Elmedina Kamberi (31.12.2003) – KFF Intelektualet
Gresa Berisha (26 Maj 2004) – KFF Bazel 2015
Elmedina Avdili (04.06.2003) – KFF Vizioni
Rita Mahalla (28.09.2003) – KFF Vizioni
Argnes Gashi (23.01.2003) – KFF Dukagjini
Leonita Shumolli (26 Tetor 2003) – FC Zurich (SUI)
Fjolla Muja (19.07.2003) – KFF Liria
Agnesa Tahiri (04.01.2003) – KFF në Kosovë
Lumbardha Misini (02.04.2003) – KFF Vizioni
Erona Bajrami (10.09.2003) – KFF Llapi
Tringë Nevzati (06.11.2003) – KFF Intelektualet
Doruntina Lajqi (10.03.2003) – FC Bayern München (GER)
Loreta Lulaj (24.06.2003) – FC Bayern Munich (GER)
Elma Kadriu (30.12.2004) – KFF Dukagjini
Fortesa Berisha (19 qershor 2003) – KFF Malisheva
Albulena Guri (16.12.2004) – KFF Bazeli 2015
Njomza Osmani (25.02.2003) – KFF Dukagjini
Alketa Rama – FC Zürich (SUI)

Udhëheqëse e ekspeditës: Vjollca Krasniqi
Përzgjedhës: Kushtrim Munishi
Trajner: Megzon Visoka
Trajner i portierëve: Labinot Qosa
Menaxhere: Valbona Gashi Uka
Menaxher i pajisjeve: Taulant Ahmeti
Fizioterapeutë: Filloreta Berisha, Mentor Sfishta