Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 30.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 29 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, me përjashtim të ndeshjes KF Ballkani – KF Ferizaj, e cila ka filluar me 8 minuta vonesë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj KF “Llapi” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min e parë shikuesit e KF Llapi në tribuna ku ishin vendosur, shpalosen dy transparente jo sportive, ku menjëherë pas reagimit të zyrtarëve të ndeshjes ato u tërhoqën, pastaj në min e 41 dhe 47 shikuesit e KF Llapit në tribuna ndezën flakadanë ku në min e 47 një prej tyre e hodhën në fushë, në min e 80 dhe 84 shikuesit e KF Llapit në kor ofendojnë lojtarët e KF Drita në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar në Podujevë me datë 27.04.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj KF “Ballkani“ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku para fillimit derisa gjyqtarët kanë dalë për ta vëzhguar fushën, 2 persona të KF Ballkanit së pari kanë fyer e kërcënuar dhe pastaj kanë sulmuar fizikisht referin kryesor të ndeshjes M.Bejtullahu (sulmuesi është recidivistë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes fotove dhe xhirimeve CD në ndeshjen KF Ballkani – KF Ferizaj, e zhvilluar në Suharekë më datë 27.04.2019)

 

3.Ndaj drejtorit sportiv të KF “Ballkani” Ismajl Kosumi me nr ID 009395M57 (motivi – për mosreagim dhe mosveprim në momentin e sulmit ndaj gjyqtarëve ku i njëjti vetëm shikonte dhe nuk reagonte asgjë, si dhe në momentin e shënimit të golit të parë të mysafirëve me shpejtësi hyn në vendin ku ishin vendosur kamerat TV për të verifikuar a ishte goli i rregullt dhe ky ishte një gjest që ka nxitur nikoqiret që pas përfundimit të pjesë së parë të reagojnë ndaj asistentit E.Bicaj) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.160dt. 30.04.2019

 

 

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 30.04.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 27-të të Ligës së Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë , vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Besa” Fisnik Gashi me nr Id Uefa 00723 (motivi- në minutën 90+ referi e largon nga bankina shkaku i sjelljeve jo sportive ndaj referit kryesor të ndeshjes KF Ramiz Sadiku – KF Besa e zhvilluar në Prishtinë me datë 27.04.2019 ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj KF “Fushë Kosova” (motivi- gjatë pjesë së parë shikuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike në pjesën e mysafirëve) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.20 dt. 30.04.2019