20 maj, 2019 – Kombëtarja U19 e Kosovës në fillim të muajit të ardhshëm do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren U19 të Shqipërisë. Të dy këto duele do të zhvillohen në Kosovë, më datat 3 dhe 5 qershor dhe do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian. Grumbullimi i Kombëtares U19 do të bëhet më 1 qershor në hotel “Venus” në orën 12:00, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.

Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë
Petrit Terziu
Auron Loxha
Arlind Shabani
Bujar Pllana
Albin Prapashtica
Kastriot Qorolli
Adonis Aliu
Adi Hyla
Blend Morina
Altin Bytyqi
Albin Berisha
Endrit Demolli
Gentrit Halili
Muhamet Hyseni
Albin Krasniqi
Kevin Halabaku
Veton Tusha
Artan Asani
Granit Berish
Leonard Uka
Valon Zumberi
Roni Juniku
Leonard Ukaj