20 maj, 2019 – Të mërkurën, më 22 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës (P) dhe Mitrovicës. FFK njofton të gjithë dashamirët e futbollit se hyrja në këtë ndeshje është falas dhe fton ata që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për t’i dhënë përkrahje futbollit të femrave dhe për ta bërë sa më madhështore këtë ndeshje. Të rikujtojmë se në gjysmëfinale Kosova (P) e ka eliminuar Lirinë pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4:2, derisa Mitrovica e eliminojë Feronikelin pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 3:1.