1 qershor, 2019 – Presidenti Agim Ademi ka qenë pjesë e tribunës “VIP” në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, në finalen e Ligës së Kampionëve, Tottenham – Liverpool, e cila u mbyll me fitoren e “The Reds”, me rezultat 2:0. Për Liverpoolin ky ishte trofeu i 6-të në histori të klubit në Ligën e Kampionëve. Ndeshjes finale i parapriu një pjesë spektakli, e cila gjithashtu tërhoqi vëmendjen e madhe të të gjithë të pranishmëve, por edhe të teleshikuesve kudo në botë.