1 qershor, 2019 – Skuadra e vajzave Vizioni nga Ferizaj është kampione në Ligën U16. Për skuadrën ferizajase ky është titulli i parë, derisa deri te ky sukses vajzat e drejtuara nga trajneri Qerim Shaqiri erdhën me plot meritë, duke e mbyllur këtë edicion të garave me 35 pikë, me 11 fitore, 2 barazime e 1 humbje. Në ndeshjen e fundit të edicionit Vizioni barazoi me Llapin, 0:0. Pas përfundimit të ndeshjes medaljet dhe trofeun e kampionit për vajzat e Vizionit i ndanë kryetarja e Komisionit të Futbollit të Femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku.