2 qershor, 2019 – Skuadra e Dardanës në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, pasi në ndeshjen e barazhit që u zhvillua sot në “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mundur Bashkimin e Koretinin, me rezultat bindës, 3:0. Ndeshja u zhvillua në kushte të vështira si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut, por ishin futbollistët e Dardanës, ata, që u treguan shumë më efikas në lojë, duke fituar me meritë dhe duke arritur të ngjiten në një rang më të lartë të garave. Dy gola në fitoren e Dardanës i realizoi Adonis Dodollit, derisa me një gol kontribuoi Rinos Rifati.