3 qershor, 2019 – Skuadra e Ramiz Sadikut do të garojë edhe në edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë, pasi në ndeshjen e barazhit e ka mundur skuadrën e Ligës së Dytë, Rahovecin, me rezultat bindës 4:0, Skuadra nga kryeqyteti e ka dominuar plotësisht ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Nga dy gola në këtë ndeshje i shënuan Fillim Guraziu dhe Ardit Gashi.