Prishtinë, 5 qershor 2019

I nderuari president i FIFA-s, Gianni Infantino
I nderuari president i UEFA-s, Aleksander Čeferin
I nderuari president i FF të Suedisë, Karl-Erik Nilsson

Me pikëllim të madh e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendëspresidentit të FIFA-s dhe ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, andaj më lejoni që në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut që i dha shumë futbollit evropian dhe atij botëror.

Lennart Johansson ka qenë shembull i frymëzimit e entuziazmit për punë si dhe një lider e vizionar i madh i futbollit.

Ne në Kosovë do ta kujtojmë atë gjithmonë si një mik të madh, i cili dha kontribut të çmuar për Federatën tonë në kohën kur ende nuk ishim anëtar të UEFA-s e FIFA-s, pasi ishte njeriu i parë nga drejtuesit e futbollit që ia hapi dyert drejtuesve të Federatës tonë për t’i dëgjuar brengat tona dhe na udhëzoi në rrugën e duhur drejt realizimit të objektivit.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së