Prishtinë, 5 qershor, 2019

I nderuari President Gianni Infantino,

Më lejoni që në emrin tim, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen e juaj si President i FIFA-s për mandatin e ri katërvjeçar 2019 – 2023.

Jam i bindur se vizioni dhe strategjia juaj do ta mbajë futbollin në nivele të larta dhe do të vazhdojë të jetë sporti më i popullarizuar në botë.

Ne si federatë e re kemi nderin dhe kënaqësi që kemi gjetur tek ju një partner dhe përkrahës të madh të zhvillimit të futbollit në vendin tonë dhe me rezultatet që kemi arritur kemi dëshmuar se jemi storie e suksesit jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Edhe një herë më lejoni të ju përgëzoj për mandatin e ri, duke ju uruar shëndet e suksese të mëtutjeshme.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së