Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja në mbledhjen e mbajtur me datën  05.06.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO–Superligës së Kosovës – barazh për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e barazhit të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të barazhit  të IPKO Superligës së Kosovës  – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça ‘89”, Ylber Maloku me nr lic 10 dhe nr ID 001044M96 (motivi – grushtim i lojtarit kundërshtar në ndeshjen e barazhit, KF “Trepça’89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

2.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Kushtrim Gashi me nr lic 18 dhe nr ID001270M91 (001044M96 (motivi – grushtim i lojtari kundërshtar në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

3.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Samir Sahiti me nr lic 22 dhe nr ID 002265M88 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka tentuar ta sulmojë referin kryesor M.Bejtullahu, fyerje dhe sharje ndaj krerëve të FFK-së në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

4.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Jeton Dushi me nr lic 10 dhe nr ID 002275M96 (motivi – sharje fyerje ndaj referëve dhe FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

5.Ndaj klubit të KF “Vëllaznimi” (motivi – për sjellje jo korrekte ndaj ekipit vendas dhe referit të ndeshjes ku në min 16, 63, kanë fyer dhe ofenduar, dhe në min e 66 pati  fërkime në fushë ku nga tribuna perëndimore janë hedhur 3 shishe PVC në fushë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

6.Ndaj drejtorit të KF “Vëllaznimi” Ahmet Morina me nr ID 007949M70 (motivi -largim nga bankina për shkak të fyerjeve dhe sharjeve ndaj referëve dhe krerëve të FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

7.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Vëllaznimi” Blerim Vula me nr ID 009784M53 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë me vrap në fushë ku fillon të shajë dhe fyejë referët dhe krerët e FFK-së. Krejt çfarë ka ngjarë në fund të takimit ishte ndezur nga z. Blerim Vula dhe Samir Sahiti) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.

 

8.Ndaj tifozëve të SC “Gjilani”(motivi-ku në minutat 84 dhe 87 fyen në kor lojtarin kundërshtar A.Tosuni në ndeshjen e barazhit SC “Gjilani” – KF “Besa” e zhvilluar në Prishtinë me datë 30.05.2019) sipas raportit të personit zyrtarë të ndeshjes.

 

9.Ndaj kryetarit të KF “Vëllaznimi” Agim Cana (motivi – pas përfundimit të ndeshjes fton mediet në zhveshtore të KF “Vëllaznimi” prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pabazuara për futbollin e Kosovës para prezencës së futbollistëve dhe medieve. Ky veprim si i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive) sipas incizimeve TV.

 

10.Ndaj lojtarit të KF “Besa“ Egzon Gashi me nr ID 002279M88 (motivi-deklarim në rrjete sociale ku përmes një statusi në Facebook ai komenton humbjen e  ish- skuadrës së tij KF “Vëllaznimi” ku sipas tij referimi ishte skandaloz dhe ky është tmerri i futbollit me referimin e M.Bejtullahut)

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR dt 05.06.2019.