Në prag të ndeshjes tejet të rëndësishme të Kombëtares A kundër Malit të Zi në Podgoricë, na erdhi si sihariq lajmi për fitoren që Kombëtarja U21 sot e arriti kundër Andorrës, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021. Nuk ka ndjejnë më të mirë se sa kur ekipet kombëtare korrin suksese dhe rezultate të tilla si kjo e sotmja në Andorrë, të cilat dëshmojnë punën, seriozitetin, vullnetin dhe entuziazmin me të cilin punohet në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe në ekipet tona Kombëtare. Shfrytëzoj rastin që nga Podgorica, ku së bashku me një pjesë të anëtarëve të KE të FFK-së jemi në përkrahje të djemve të Kombëtares A, të uroj futbollistët e Kombëtares U21, stafin e trajnerëve dhe stafin përcjellës për fitoren e arritur në Andorrë, me shpresë dhe besim të madh se sukseset e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Ju priftë e mbara edhe në ndeshjen me Turqinë më 11 qershor, ku pa dyshim se do ta keni përkrahjen e fuqishme të tifozëve “Dardanët”, të cilët jetojnë për fitoret e juaja.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së