10 qershor, 2019 – Në prag të ndeshjes së kualifikuese për Euro 2020 që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë kundër Kombëtares së Bullgarisë, presidenti i Federatës bullgare, Borislav Mikhailov, ka shtruar darkë për delegacionin e FFK-së, presidentin Agim Ademi, nënkryetarin Predrag Joviç dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Raporti  tejet miqësor që kanë krijuar dy federatat ka bërë që edhe darka e sotme të kalojë në ambient shumë të ngrohtë dhe me batuta të shumta, derisa të dyja palët e uruan njëra – tjetrën për lojë korrekte dhe gjithçka të kalojë në frymën sportive. Në fund të darkës u shkëmbyen edhe dhurata nga të dy presidentët dhe anëtarët e tjerë të delegacioneve.