13 qershor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar përgatitjen e nevojshme për edicionin e ri të garave 2019/2020 dhe tashmë është përpiluar edhe orari i garave. Kësisoj, kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator.