14 qershor, 2019 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zv/sekretari Arianit Ahmeti, sot, kanë zhvilluar një takim pune në Policinë e Kosovës, me majoren Vjollca Hoti. Kjo e fundit kohë më parë është graduar si komandante në stacionin policor jugu në Prishtinë. Me këtë rast, krerët e FFK-së e uruan atë për këtë gradim dhe njëherësh e falënderuan këtë institucion të sigurisë për bashkëpunimin shumë të mirë me FFK-në në mbarëvajtjen e ndeshjeve, si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit për të mirën e futbollit dhe sigurisë së qytetarëve në ndeshjet që organizohen nga FFK-ja.