17 qershor, 2019 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot, në zyrën e tij i ka pritur kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe kryetarin e KF “Dukagjini”, Fabian Veseli. Me këtë rast presidenti Ademi e uroj klubin klinas për hyrje në Superligë dhe e përgëzoi kryetarin e komunës për kujdesin që po i jep futbollit dhe këtij klubi. Ndërkaq, mysafirët e njoftuan presidentin Ademi për punën që po e bëjnë, por edhe për nevojën urgjente për ta pasur edhe një fushë ndihmëse, ngase në stadiumin aktual përveç ekipit të parë të KF “Dukagjini” stërvitin edhe dy ekipet e femrave dhe më shumë se 750 fëmijë të shkollave të futbollit. Po ashtu, ata, e njoftuan presidentin Ademi se tashmë kanë dorëzuar një projekt për një fushë të tillë në Ministrinë e Kulturës së Rinisë dhe Sportit dhe se komuna është e gatshme të participojë.