Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.06.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit lidhur me të padisiplinuarit nga ndeshjet përcaktuese- barazhit të zhvilluara me datë 31.05 dhe 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

YLBER MALOKU; lojtar i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 001044M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për ndëshkim me karton të kuq (grushtime me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e barazhit; përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË kategoria e seniorëve ; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare) bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje vijuese zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KUSHTRIM GASHI ; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 001270M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (grushtime me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DENOHET me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SAMIR SAHITI; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002265M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 22, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive të gabuara (pas përfundimit të ndeshjes fyerje dhe sharje ndaj krerëve të FFK-së si dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të takimit Mervan Bejtullahu) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare) bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4; DENOHET; me ndalesë loje për; 6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

JETON DUSHI; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002275M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara ( fyerje, sharje ndaj gjyqtarëve të takimit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË -kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës.

AHMET MORINA ; drejtor i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 00794M70 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina – hapësira teknike e lojtarëve rezervë (manifestim të sjelljeve jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit dhe krerëve të FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare); mbetet në procedure të PEZULLIMIT pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit disiplinor – kompletimin e lëndës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 kërkohet deklarata plotësuese nga delegati i ndeshjes lidhur me rastin; afati datë 17.06.2019.

BLERIM VULA; person zyrtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të takimit ka hyrë me vrap në fushë ku fillon të ofendojë dhe fyej gjyqtarët e takimit dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare) mbetet në procedurë të HAPUR DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave ; vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1, kërkohet deklarata plotësuese nga delegati i ndeshjes lidhur me rastin, afati datë 17.06.2019.

AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për shkelje të kodit të etikës sportive; pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtore të KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikes sportive; provat; incizimet televizive. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 mbetet në procedurë; TË HAPUR DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati i ndeshjes; lidhur me rastin , afati datë 17.06.2019.

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje të gabuara dhe jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova ndaj ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit (minuta; 16, 63 pati fyerje dhe ofendime drejtuar kundërshtarit, kurse në minutën e 66 pati fërkime në fushë ku nga tribuna perëndimore pati hedhje të tri shisheve pvc në fushë) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë (raportet e personave zyrtar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova mbetet në procedure të HAPUR DISIPLINORE deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati i ndeshjes; lidhur me rastin, afati datë 17.06.2019.

KF “GJILANI“ nga Gjilani, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (minuta; 84 dhe 85 pati fyerje të organizuara në kor drejtuar lojtarit kundërshtar ; Alban Tusuni) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; GJILANI – BESA e zhvilluar me datë; 30.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar); Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 KF “GJILANI“ nga Gjilani mbetet në procedure të HAPUR DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati i asaj ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 17.06.2019.

EGZON GASHI; lojtar i KF “BESA“ nga Peja me numër të ID kartelës; 002279M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për shkelje të kodit të etikës sportive (deklarimet në portale, ku përmes statusit në Facebook komenton humbjen e ish skuadrës së tij – KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova , duke e quajtur referimin si skandaloz kurse gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu si tmerr në referimin e kësaj ndeshje. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1 DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë, 13.06.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi