Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.06.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për kundërvajtësit nga  ndeshjet  përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË të zhvilluara me datë  31.05 dhe 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ,dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

 

 

V E N D I M E

 

 

AHMET  MORINA; drejtor i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës;  00794M70 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina – hapësira teknike (manifestim të sjelljeve jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve  dhe krerëve të FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë; 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, bazuar në Rregulloren  disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së detyrave në klub  në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj  për të gjitha ndeshjet  zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

BLERIM  VULA; sekretar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për  manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të ndeshjes  futet në fushë, ofendon  dhe fyen gjyqtaret e takimit dhe krerët e FFK-së) në ndeshjen  përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI  e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raporti i delegatit dhe zyrtarëve tjerë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me ndalesë  të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj  për  të gjitha  ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

AGIM  CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova,  në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes  përcaktuese për  IPKO-SUPERLIGË , kategoria e  seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret  e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë  është në kundërshtim  me kodin e etikës sportive. Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores  disiplinore  neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për sjellje të gabuara  dhe  jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të tyre drejtuar  ekipit kundërshtar dhe  gjyqtarëve  të takimit ( minutat; 16,63 – fyerje dhe ofendime  drejtuar  lojtarëve dhe ekipit kundërshtar , minuta  66 pati  shfaqje të farkimeve  në fushë kurse nga pjesa perëndimore hedhje të 3 shisheve pvc  në fushë) në ndeshjen përcaktuese  – barazhit për  IPKO-SUPERLIGË, kategoria e senioprëve;  TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren  disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10  paragrafi 1 pika 2 ,  KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

KF  “GJILANI“ nga Gjilani  në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (minutat; 84  dhe 85  pati ofendime dhe fyerje të organizuara në kor  drejtua  ekipit kundërshtar  dhe lojtarit Alban Tusuni ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për  IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me datë 31.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë. (Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi  1 pika 2,  KF “Gjilani“  nga Gjilani; DENOHET ; me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë). Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është ; 15  ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

KF “BESA“ nga Peja  për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK  në përmbushjen e  detyrimeve – obligimeve  financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura  me lojtaret; i HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet  raport  lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019. Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet  marrëveshjes   në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës  do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni  64 paragrafi 1 pika  9 dhe  neni  65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha  pikat e mundshme).

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e  sjelljes së këtij vendimi, date 18.06.2019  – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

 

Prishtinë, datë, 18.06.2019                                                                                            Kryetari,  Dukagjin  Zefi