21 qershor, 2019 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tëheqja e shortit për grupet kualifikuese të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave. Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Mitrovica, do të bëjë pjesë në Grupin 2, së bashku me Universitate Olimpia Cluj të Rumanisë, NSA Sofia të Bullgarisë dhe Breznica Pljevlja të Malit të Zi. Ndeshjet e këtij grupi është vendosur të luhen në Mal të Zi. Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues do të zhvillohen prej 7 deri më 13 gusht.